Basha tek Zannier i OSBE-së, diplomaci për standartet e zgjedhjeve

Basha tek Zannier i OSBE-së, diplomaci për standartet e zgjedhjeve

30
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Lamberto Zannier në Vjenë. Fokus i diskutimit kanë qenë zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
Zannier deklaroi se kishte mbajtur shënim qëndrimin e Bashës dhe kishte dëgjuar me kujdes shqetësimet e tij për zhvillimet e fundit në Shqipëri në lidhje me zgjedhjet lokale dhe pretendimet për parregullsi gjatë procesit zgjedhor. Duke nxjerrë në pah rëndësinë dhe rolin e paanshëm të luajtur nga misioni i vëzhguesve të OSBE në monitorimin e procesit zgjedhor, Zannier siguroi Bashën se një vlerësim objektiv dhe i saktë do të reflektohej në raportin final të misionit kur të publikohet brenda tetë javësh. “Raporti final do të ofrojë një numër rekomandimesh sesi procesi zgjedhor të përputhet me angazhimet e OSBE dhe standardeve ndërkombëtare”, deklaroi ai.
“Pres që të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive për të kontribuuar në zbatimin e këtyre rekomandimeve në të mire të popullit shqiptar”, theksoi Zannier.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY