Shkodër, grabitësit i presin veshin burrit, dhunojnë edhe gruan

Shkodër, grabitësit i presin veshin burrit, dhunojnë edhe gruan

32
0
Shares

Një çift të moshuarish kanë ngelur të plagosur rëndë, teksa persona ende të paidentifikuar pasi kanë grabitur banesën e tyre i kanë sulmuar me mjete të forta. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 11:30 në fshatin Kuç të Shkodrës.
Burime nga policia lokale bënë me dije se dy pleqtë, Fadil Shahini, 83 vjeç dhe Dije Shahini, 78 vjeç, jetonin të vetëm në banesë, pasi fëmijët e tyre ishin në emigracion. Mësohet se autorët ndonëse grabitën një shumë të hollash në banesë, nuk u mjaftuan me kaq, duke torturuar kështu dy të moshuarit.
Të njëjtat burime thanë se grabitësit i kishin prerë njërin vesh kryefamiljarit, ndërsa gruan e tij e kishin qëlluar me mjete të forta në fytyrë, duke i shkaktuar asaj dëmtime serioze për jetën. Fill pas kësaj ngjarje, autorët u larguan nga banesa në drejtim të paditur. Kanë qenë fqinjët e çiftit Shahini ata që kanë lajmëruar policinë, pasi kanë dëgjuar duke bërtitur pleqtë.
Por, kalvari i vuajtjeve nuk ka përfunduar me kaq për dy të moshuarit, pasi policia dhe ambulanca ka mbërritur me një vonesë për 30 minutash në vendin e ngjarjes. Dy të moshuarit janë dërguar me urgjencë për mjekim drejt spitalit Rajonal të Shkodrës. Bluzat e bardha bënë me dije se Dije Shahini ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka marrë dëmtime serioze në fytyrë, ndërsa bashkëshorti i saj është jashtë rrezikut.
Sakaq, policia po vijon punën për identifikimin dhe zbardhjen e plotë të autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY