Francë, Pallati Elysee refuzon kërkesën për azil të themeluesit të Wikileaksit

Francë, Pallati Elysee refuzon kërkesën për azil të themeluesit të Wikileaksit

44
0
Shares

Franca ka refuzuar sot letrën e hapur të themeluesit të Wikileaksit, Julian Assange, bashkë edhe me kërkesën e tij për siguri në Francë si “gjest humanitar dhe simbolik”.
Në letrën e adresuar presidentit francez, Francois Hollande dhe të publikuar në gazetën “Le Monde”, Assange shkruan se “vetëm Franca ka mundësinë të më sigurojë mbrojtjen e nevojshme kundrejt persekutimit politik, subjekt i së cilës jam unë”.
Pallati Elysee lëshoi një deklaratë të shkurtër pak pasi letra u publikua duke refuzuar apelin e Assange me arsyetimin se “bazuar në elementët ligjorë dhe situatën materiale të Assange, Franca nuk mund ta pranojë këtë kërkesë”.
Aty thuhej dhe se Assange nuk ishte në një rrezik të menjëhershëm dhe theksoi se ka një urdhër evropian arresti për të.
Assange, me kombësi australiane, ka qëndruar në ambasadën e Ekuadorit në Londër që prej 19 korrikut 2012. Ai shkoi atje për t’iu shmangur ekstradimit në Suedi, ku gjykata ka lëshuar një urdhër-arresti për të pas akuzave të bëra nga dy vajza për abuzime seksuale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY