“Votojmë Kosovën për punë të Tiranës, jo velinën për punë të Edi...

“Votojmë Kosovën për punë të Tiranës, jo velinën për punë të Edi Ramës”

43
0
Shares

“Nuk mund të krahasohet velina e Tiranës, njeriu që cdo ditë i del një shtëpi e padeklaruar që harxhon cdo ditë 200 mijë euro për propogandë me Halim Kosovën. Halim kosova e di c’është djersa e ballit” , tha ndër të tjera, kryetari i PD-së Lulzim Basha në mitingun përmbyllës që mbajti opozita në Tiranë me pejsëmarrjen emijëra mbështetësve, një ndër më të mëdhenjtë që është zhvilluar ndonjëherë nga PD.

A jeni gati për fitoren? A keni ardhur të gjithë me kënaqësi?, thirri Basha pjesëmarrësit duke shtuar se “një ditë më parë këtu një tufë e madhe administratorësh gojëkycur u detyruan të qëndrojnë për orë të tëra duke dëgjuar Ramametën”.

Basha tha se këto zgjedhje nuk janë vetëm për ujërat e zezaa. “Ujërat e zeza janë oligarkët që ia kanë vënë lakun në fut qytetavrëve. Ne kemi zgjedhje, në kemin shpresë, kemi oferte për ju. Prapë Rama nuk dha përgjigje për emrin e kandidatit të Kavajës, trafikantë ka kandidaduar në Krujë e Kavajë, korrupsion në Lezhë e Elbasan. Nuk i kanë sytë tek hallet tuaja por tek xhepat tuaj”, tha Basha.

Në vijim ai denoncoi përpjekjte e qeverisë për manipulimin e zgjedhjeve ndërkohë që shprehu sigurinë se nuk do ja dalin dot. “Kurrë nuk ka qënë më e vetme oligarkia, kurrë nuk kemi qënë më shumë ne. Me ne është Amerika, me ne është Europa, me ne janë qytetarët. Votoni Halim Kosovën për punë të Tiranës , jo për punë të Edi Ramës”, përfundoi fjalën e tij në mitingun e madh ët Tiranës .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY