Halim Kosova: Votoni përvojën e karrierës dhe jo përvojën politike

Halim Kosova: Votoni përvojën e karrierës dhe jo përvojën politike

47
0
Shares

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova u kërkoi qytetarëve të Tiranës që përpara se të votojnë të mendojnë një gjë. “Për shumë vite kemi zgjedhur politikanë tipikë. Por nuk është bërë sa duhet. Nëse zgjedhim prapë të tillë sërish nuk do të ketë shumë punë për Tiranën. Mendoni për dicka para se të votoni, a duhet të bëjmë të njëjtën gjë apo të bëjmë dicka të re. Të ndjekim rrugën e re apo të kapim një shteg të ri. Mos u dorëzoni, nëse nuk jeni të kënaqur, mënyra e vetme për të ndryshuar gjërat është të shkoni të votoni”.

Më tej Kosova tha se “Unë nuk jam politikan i mirëfilltë por për mua fjala e mbajtur dhe faqja e bardhë vlejnë më shumë se cdo gjë bile edhe më shumë se PD që më ka ndihmuar. Jeni ju qytetarë të Tiranë që duke më rrethuar me mirënjohje dhe respekt për të realizuar prioritet që kemi caktuar bashkë, uljen e taksës 30%, shkolla dhe kujdes për shtresat në nevojë, premtim që Tirana të ketë 24 orë të pijshëm, por edhe në cilësinë e duhur.

Ju nuk po votoni për Tiranën e katër viteve por për Tiranën e së ardhmes. Ju jeni përballë dy alternativave, përvojës së karrierës dhe përvojës politike. Unë nuk jam çuditur që militantë të njohur të së majtës më kanë thënë drejtëpërdrejtë: Halim fito Tiranën, jo vetëm për vete por për të gjithë të majtët e ndershëm që janë në partinë e tyre për më të mirën e qytetit tonë të përbashkët.

Ju do të votoni qeverisjen e qytetarit për qytetarin për të cilin Tirana ka më shumë nevojë se kurrë. Unë shoh më larg se politikanët. Ata po mendojnë për rezultatet, unë po mendoj për fatin tonë të përbashkët. Fitorja ime nuk më përket mua apo PD , ajo është fitore që do i përkasë qytetarëve.

Njerëzit duan një kryetar bashkie që i kupton, që u zgjat dorën dhe nuk e ka mendjen tek karriera politike. Unë nuk e kam toleruar kurrë korrupsionin. Bashkia nuk është as e kuqe, as blu. Ajo i përket qytetarëve dhe do të punoj për të gjithë ju njëlloj”, përfundoi fjalën e tij Halim Kosova përpara një turmë disamijëshe të mbështetësve të tij në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY