Tom Doshi me një bandë në Vaun e Dejës

Tom Doshi me një bandë në Vaun e Dejës

59
0
Shares

Dega e PD në Vaun e Dejës ka denoncuar sot sjelljet banditeske të deputetit socialist Tom Doshi.

“Denoncojmë fenomenin e shëmtuar të shitblerjes së votës në bashkinë Vau Dejës nga Tom Doshi. Këto ditë Tom Doshi ka aktivizuar arsenalin e tij kriminal të qarkut të Shkodrës, element me precedent penal, banditë që lëvizin të armatosur, ditën dhe natën, me makina pa targa, me xhama të zinj, duke i bërë presion votuesve, e duke i dhënë 10 mijë lekë të reja në këmbim të votës. Ju bëjmë thirrje banorëve dhe votuesve të Bashkisë Vau Dejës: mos bini viktima të këtij personi me rrezikshmëri shoqërore dhe të kësaj dukurie me pasoja katastrofike”, deklaron dega e PD-së në Vaun e Dejës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY