Lirimi i shpejtë i Haradinajt, një telefonatë jopublike e Eliot Engell, dhe...

Lirimi i shpejtë i Haradinajt, një telefonatë jopublike e Eliot Engell, dhe lobimi i Harry Bajraktarit

46
0
Shares

Ndikim për lirimin e lirimin e Ramush Haradinajt, përveç një deklerate zyrtare të Kongresisti Eliot L. Engel, e cila është bërë publike, ka pasur edhe një telefonatë Engell në Departamentin e Shtetit, ku ai ka kërkuar që Ambasadori slloven në Uashington, Bozho Cerar, të japë sqarime lidhur me ndalimin e ish kryeministrit të Kosovës, zotit Ramush Haradinaj.

Harry Bajraktari, veprimtar dhe biznesmen i suksesshëm në Nju Jork, mik shumë i afërt me kongresistin Eliot Engel, qëndron pas”kuintave” të kësaj lëvizje në Uashington, për lirimin e Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zoti Ramush Hardinaj .

Kongresisti amerikan, Eliot Engel , deklaroi një ditë më parë se “Që të sigurohemi që gabime të tilla të mos përsëriten më kurrë, Beogradi duhet të tërheqë “Kartat e Kuqe” nga Interpoli, të cilat janë edhe rrënja e problemit. Veprimet e Serbisë janë në kundërshtim me synimet e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinë”, ka deklaruar Engel.

Harry Bajrkatari duke i uruar lirimin z. Haradinaj, tha se ne të gjithë shqiptarët e Amerikës jemi shumë të gëzuar ashtu si gjithë populli i Kosovës dhe mbarë shqiptarët kudo që janë. Beqir Sina

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY