Nishani, takim me Presidentin e Gjermanisë, Joachim Gauck: Shqipëria nuk ka plan...

Nishani, takim me Presidentin e Gjermanisë, Joachim Gauck: Shqipëria nuk ka plan B veç Evropës

47
0
Shares

Presidenti Bujar Nishani u takua në Berlin me homologun gjerman, Presidentin Federal, Joachim Gauck, të cilin e garantoi se Shqipëria është shumë e vendosur për të kryer të gjitha reformat e nevojshme që e afrojnë dhe integrojnë vendin me Bashkimin Evropian. “Shqipëria sot është vend kandidat për në Bashkimin Evropian, dhe ju siguroj se ne shqiptarët nuk kemi një alternativë tjetër B, por jemi tërësisht të fokusuar në përmbushjen e reformave dhe standardeve të nevojshme për integrimin e vendit në Union.” – u shpreh Presidenti Nishani.

nishani-presidenti-gjerman-gauk-42

Në përgjigje të interesit të Presidentit Gauck lidhur me numrin në rritje të azilkërkuesve shqiptarë, Kreu i Shtetit shqiptar vuri në dukje se ka udhëzuar qeverinë për të lehtësuar maksimalisht riatdhesimin dhe riintegrimin e tyre si dhe vijimin e fushatës sensibilizuese për dekurajimin dhe frenimin e këtij fenomeni shqetësues.

Presidenti gjerman Gauck e siguroi Presidentin Nishani se: “Gjermania do të vijojë ta ndihmojë Shqipërinë siç ka bërë deri më sot, deri në përmbushjen e plotë të reformave që e forcojnë më tej shtetin ligjor dhe që e afrojnë vendin tuaj me Bashkimin Evropian”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY