LSI fut në lojë edhe policinë, hap hetim për Fiqiri Ismailin

LSI fut në lojë edhe policinë, hap hetim për Fiqiri Ismailin

62
0
Shares

Fitorja në Vorë me cdo kusht ka futur në lojë edhe policinë e Tiranës e cila në mënyrë të papritur ka nisur procedim ne gjendje te lire me akuzen e blerjes se votes per kryetarin e Bashkise se Vores Fiqiri Ismaili. Sipas policisë hetimi filloi pasi ai dyshohet se u ka dhënë nga 10 mijë lekë të reja dy personave me qëllim që më 21 qershor të votojnë për të. Shuma e parave i është dhënë 45-vjeçarit me inicialet B.S dhe 49-vjeçarit Sh.B në ambientet e zyrës së firmës së tij “Agro Blend” në Vorë.

Bashkia e Vorës ishte në qendër të debateve javën e kaluar pasi struktura të LSI-së në qeveri i bllokuan biznesin ndërkohë që sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama, e akuzoi Ismailin për shtim në lista të zgjedhësve të rreth 600 personave të cilët nuk kishin lidhje me Bashkinë e Vorës.

Kryebashkiaku Fiqiri Ismaili garon për herë të katërt nën siglën e Partisë Demokratike perballe kandidatit te LSI-së, Luan Sallaku. Fushatën e LSI-së në Vorë e drejton vetë kreu i Kuvendit, Ilir Meta. LSI e shikon me shumë interes këtë zonë për shkak të volumit të biznesit dhe të industrisë që ajo ka.

Akuza për pagesa në këmbim të votës më shumë se fakt synon uljen e besimit tek kandidati i PD-së, megjithëse nuk mund të ketë shumë efekt edhe nëse ëhstë e vërtetë, pikërisht për shkak se ajo akuzë inkurajohet nga LSI, e cila perceptohet si parti që ndërhyn financiarisht në procesin e sigurimit të votave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY