Kina tjetër sulm kibernetik ndaj SHBA!

Kina tjetër sulm kibernetik ndaj SHBA!

44
0
Shares

Hakera, që dyshohet se janë të lidhur me qeverinë kineze kanë sulmuar swrish sistemik kompjuterik të ushtrisë amerikane. Kina duket se ka nisur një ofensivë kundër Shteteve të Bashkuara, në rrafshin kibernetik. Sipas “Associated Press”, në shënjestër kanë qenë të dhënat e konfidenciale të personelit të shërbimit inteligjent dhe atij ushtarak. Të dhënat përfshijnë informacione personale, si ngjyra e syve, historiku financiar, abuzimi me substanca të ndaluara në të kaluarën, si dhe kontaktet e individëve me miq dhe të afërm.
Në duart e hakerave mund të ketë rënë dokumenti i njohur si Standard Form 86, një pyetësor që përmban të dhëna të imtësishme për nëpunësit e administratës amerikane.
Lajmin e konfirmoi edhe Shtëpia e Bardhë.
Ndërsa një ish-oficer i kundër-spiunazhit amerikan i konsideroi të dhënat e grabitura si një “minierë ari” për hakerat, që mund t’i përdorin ato për qëllime nga më të ndryshmet. Javën e kaluar, Uashingtoni njoftoi për një tjetër sulm kibernetik, pre e të cilit kishte rënë sistemi kompjuterik i personelit të qeverisë amerikane. Numri i nëpunësve të prekur, sipas autoriteteve, mund të jetë 14 milion dhe 4 milion siç u tha fillimisht.
Uashingtoni akuzoi hakerat e lidhur me qeverinë kineze, çka u mohua kategorikisht nga Pekini zyrtar. Presidenti amerikan Barak Obama urdhëroi ashpërsimin e masave të sigurisë, për parandalimin e sulmeve të tilla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY