I paqartë ekstradimi i Mark Frrokut në Belgjikë

I paqartë ekstradimi i Mark Frrokut në Belgjikë

40
0
Shares


Urdhër-arresti u vonua për tre muaj dhe oficerët e policisë vepruan vetëm kur çështja u publikua në media

Kriminelët në Shqipëri nuk e kanë frikë drejtësinë. Ata mund të shmangin dënimet, por edhe kërkesat e ekstradimit drejt vendeve europiane, duke shfrytëzuar sistemin e dobët gjyqësor shqiptar. Ky është konkluzioni i një shkrimi të revistës prestigjioze holandeze “Elsevier”, të titulluar “Si kriminelët e mëdhenj i shpëtojnë ekstradimit në Shqipëri”.
Si shembull sillet rasti më i fundit i deputetit Mark Frroku, për të cilin revista shkruan, se ai i shpëtoi ekstradimit edhe pse akuzohet për një vrasje në Belgjikë.  Revista citon profesorin shqiptar, Kujtim Puto, sipas të cilit urdhër-arresti u vonua për tre muaj dhe oficerët e policisë vepruan vetëm kur çështja u publikua në media. Në artikull shkruhet se edhe sot është ende e paqartë nëse Frroku do t’u dorëzohet autoriteteve në Belgjikë.
Revista “Elsevier” sjell edhe shembuj të tjerë të personave me të shkuar kriminale, që tashmë janë të veshur me pushtet, për të cilët drejtësia shqiptare ka refuzuar kërkesat për ekstradim. Në shkrim paraqiten edhe statistikat e Prokurorisë Shqiptare, sipas të cilave në vitin 2014 policia arrestoi 97 persona në bazë të kërkesave për ekstradim. Në 26 raste autoritetet shqiptare binden vendet që kishin bërë kërkesë, që gjykimi të zhvillohej në Shqipëri. Ndërsa në pesë çështje, ekstradimi u refuzua nga shteti shqiptar.
Shkrimi lë të kuptohet se reformimi i sistemit të drejtësisë është një prej prioriteteve kyçe në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY