FUTBOLL/ Shqipëria i shton edhe një gur fitoreje kurorës, mposht Francën 1...

FUTBOLL/ Shqipëria i shton edhe një gur fitoreje kurorës, mposht Francën 1 – 0

49
0
Shares

Përfundon pa ndryshim të rezultatit të pjesës së parë, ndeshja e miqësore Shqipëri – Francë. Goditja e dënimit për Shqipërinë nga një distancë rreth 23 metra e Kaçes, fiksoi rezultatin përfundimtar 1 – 0.
Franca si vend organizator i kampionatit Europian të vitit 2016 zhvillon ndeshje miqësore me ekipet e grupit ku bën pjesë edhe kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri Giovanni De Biassi.


Formacionet zyrtare
Shqipëria:
Berisha, Hysaj, Cana, Ajeti, Aliji, Basha, Kaçe, Lila (Memushaj 17′), Roshi, Lenjani – Cikalleshi; Trajner: De Biazi
Franca: Loris, Zhalet, Varane, Sako, Evra, Kondogbia, Gonalons, Pajet, Griezman, Lakazet, Zhirud Trajner: D. Deshamp
Gjyqtarë: Halis Özkahya, Çem Satman, Ekrem Kan (Turqi)

Ndeshja minutë pa minute

Pjesa e parë
01′
Fillon ndeshja me topin e parë të luajtur nga Shqipëria
03′ Basha provon të nisë Roshin me një top të gjatë nga mesfusha por fieraku edhe pse vrapon shumë nuk e arrin topin
07′ Në një përplasje me Berishën, Ajeti ka marrë një të çarë në fytyrë dhe duhet ndihma mjekësore për ta rikthyer lojtarin sërish në fushën e lojës
08′ Franca del rrezikshëm nga krahu i djathtë me Lakazet i cili hedh topin në qendër, aty Xhirud provon me një kthesë por topi përfundon jashtë
12′ Një top i gjatë nga mesfusha në drejtim të Lenjanit i cili e kontrollon fillimisht brenda zonës por në momentin e fundit Zhalet ia largon topin nga këmbët
14′ Andi Lila ndjen dhimbje dhe duket se lojtari i Parmës nuk mundet të vazhdojë dot më lojën, gati Memushaj
17′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet Andi Lila, në fushë Ledian Memushaj
21′ Zbritje e shpejtë e Shqipërisë në krahun e djathtë me Hysajn i cili avancon drejt zonës, provon të krosojë por topi merr një trajektore të çuditshme dhe për pak përfundon në rrjetë duke trembur portierin Loris
22′ Migjen Basha jep një top fantasik nga mesfusha për Çikalleshin i gjetur brenda zonës, ky i fundit për pak nuk e devijon dot me kokë drejt portës dhe kontrollon gjithçka Loris
26′ Aksion perfekt i kuqezinjve. Migjen Basha depërton bukur në mesfushë dhe pason për Roshin në krahun e djathtë, ky i fundit i afrohet zonës dhe gjuan fuqishëm por Loris grushton topin që më pas përfundon në këmbët e Lenjanit. mesfushori vonohet dhe nuk arrin ta shtyjë drejt rrjetës pasi mbrojtësit francezë largojnë rrezikun
28′ Rast për Shqipërinë! Memushaj tregohet fantastik duke dhuruar një asist perfekt për lenjanin dhe ky i fundit del i vetëm përballë Lorisit, godet me të majtën por gardiani francez arrin të presë topin. Lenjani humbi rastin më të mirë
29′ Kaçe shkakton faull në mesfushë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
31′ Goditje dënimi për francezët, krosim drejt zonës dhe Zhirud godet me kokë por Berisha tregohet fantastik duke pritur topin
43′ GOOOOOL SHQIPËRIA, Goditje dënimi për Shqipërinë nga një distancë rreth 23 metra, Kaçe merr përsipër ekzekutimin dhe shënon një supergol

Pjesa e dytë
46′
Ka startuar pjesa e dytë, francezët menjëherë përpara në kërkim të golit të barazimit
50′ Roshi depërton bukur nga e djathta dhe hedh topin drejt qendrës por devijojnë në goditje këndi mbrojtësit francezë
56′ Zëvendësim tjetër nga kuqezinjtë, largohet Lenjani në fushë Valdet Rama
58′ Ndryshime edhe te Franca, Deshamp hedh në fushë N’tep dhe Valbuena dhe Pogba
59′ Valdet Rama merr një pasim brenda zonës dhe provon me të majtën por goditja e tij përfundon jashtë
64′ Tjetër zëvendësim nga De Biazi, largohet Roshi, në fushë Armando Sadiku
68′ Rast i rrezikshëm për kuqezinjtë. Çikalleshi depërton në afërsi të zonës dhe pason për Sadikun i cili ishte i lirë, sulmuesi vonohet por gjuan me të djathtën dhe topi devijohet duke dalë në goditje këndi
69′ Valbuena provon nga distanca me një goditje të rrezikshme, por Berisha është i pakalueshëm
70′ Largohet Migjen Basha në fushë Sabjen Lilaj
75′ Goditje dënimi për Francën nga distancë e afërt. Gjuan Valbuena, por Berishë bën mrekullinë duke e devijuar topin në goditje këndi, sërish fantastik portieri shqiptar
79′ Tjetër goditje dënimi për Francën, Fekir gjuan jashtë, por rrezikshëm
80′ Shqipëria me 3 sulmues, largohet Kaçe, në fushë Bekim Balaj që i bashkohet Cikalleshit e Sadikut në vijën e parë
84′ Provon edhe Pogba nga goditja e dënimit por përsëri jashtë
87′ Debuton edhe Fejzullahu, zë vendin e Çikalleshit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY