FOTO LAJM/ Peqin, edhe PDIU aktivizon krahun e armatosur, plagosen anëtarët dhe...

FOTO LAJM/ Peqin, edhe PDIU aktivizon krahun e armatosur, plagosen anëtarët dhe mbështetësit e PD

55
0
Shares

PD ka denoncuar sot se në Peqin, “banditët e PDIU janë lëshuar rrugëve duke kërcënuar e dhunuar, deri në përdorimin e armëve, siç është rasti i plagosjes së rëndë të vëllait të Komunës Karinë, mbrëmë në darkë. Kjo foto tregon qartë, se si është qëlluar dje me armë vëllai i kryetarit të Komunës Karinë, pikërisht nga njerëzit e kandidatit të PDIU. Gjithashtu, janë kërcënuar hapur kryetari i Partisë Demokratike për komunën Gjocaj dhe Komunës Përparim. Po ashtu, këto banda po kërcënojnë çdo ditë mbështetës të opozitës”.
Duke I kërkuar prokurorisë të bëjë hetime e të zbulojë autorët e porositësit e këtyre krimeve të rënda, PD kërkon që “vëzhguesit ndërkombëtarë duhet të regjistrojnë këto incidente të rënda që po dëmtojnë garën dhe standardet e zgjedhjeve, ndërsa garanton se, asgjë nuk i shpëton nga përballja me qytetarët, as dhuna dhe as armët. Ka mbetur edhe një javë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY