Kosova: “Unë s’jam politikan tipik, Tirana pikërisht këtë ka nevojë. Pse dua...

Kosova: “Unë s’jam politikan tipik, Tirana pikërisht këtë ka nevojë. Pse dua të pi kafe me Ramën..”

52
0
Shares

Kandidati i opozitës për Tiranën, Halim Kosova ftoi sot për një kafe Kryeministrin e vendit si një sfidë lidhur me pretendimet e këtij të fundit se zyrtarët e PD-së nuk bashkëpunojnë me qeverinë. “Dua të pi kafe me Ramën le të më bëjë një vërejtje te me japë ndonjë sugjerim. Ai ka qenë vlerësues maksimal i punës time. Ai ka bërë atë që s’e ka bërë asnjë. Ai më ka propozuar për një nga postet më të nderuara që ka ky vend. Kam edhe një gjë që do t’ia them në kafe. Ai s’mund të kondicionojë votën e të gjithëve. E kam merak ta pi një kafe me të. Që t’ia them këtë gjë. Ai mund ta ketë mendësi ndarjen politike. Kur ta ketë mundësi ditën natën në mëngjes mua më ka në dispozicion me konditë që kafen ja jap unë. E fundit do tua them edhe pse ju e keni në shpija çdo natë. Unë s’jam politikan tipik, por ndoshta për këtë keni nevojë”,-deklaroi kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Halim Kosova.
Në vijim të kësaj deklarate ai shtjelloi më tej: “Unë nuk po kandidoj për karrierë politike, por për kryetar bashkie në Tiranë me qëllimin për të ulur taksat për familjet dhe biznesin; të përmirësoj higjienën e qytetit; të përmirësoj kushtet në sistemin arsimor; të shtroj rrugë e trotuare; të kujdesem për shtresat në nevojë. Çelësi i gjithë kësaj, shtylla mbi të cilën do të ndërtojmë bashkërisht këtë qytet, është përdorimi i parave që do të sigurojmë përmes taksave të ulura në mënyrë të mençur dhe tërësisht transparente. Këtij qyteti i duhet më shumë një menaxher, sesa një politikan, që ju e keni parë se japin leje ndërtimi për të përforcuar pozicionet brenda partisë, që mund ta shkatërrojnë qytetin shumë më lehtë për hir të konsolidimit të karrierës në parti apo politikë. Jashtë modestisë, dua t’iu them diçka: unë e kam bërë menaxherin gjithë këto vite, ndoshta më shumë se kushdo. Para se të kaloj në pikat e programit, dua t’iu them me gojën plot se eksperienca botërore, por edhe e imja personale, ka treguar se menaxheri, më shumë se eksperienca, është talent që lind dhe nuk bëhet me urdhër. Aq më tepër kur urdhri është partiak. Pikërisht te kjo pikë guxoj me bindjen e plotë t’ia kërkoj votën, jo vetëm demokratëve tanë, nga i pari tek i fundit; jo vetëm qytetarit pa parti të Tiranës; jo vetëm të rinjve e të rejave, që po votojnë për herë të parë; por edhe socialistëve. Te kjo pikë ua kërkoj me ngulm votën. Keni në dorë jo thjesht të tashmen e të ardhmen e qytetit tuaj; por të ardhmen, lirinë, dinjitetin e fëmijëve, nipërve dhe mbesave tuaja”, tha në takimin e tij me votuesit, Halim Kosova.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY