Kryetari i Kavajës, Elvis Roshi, import votash nga fshatrat, 600 votues në...

Kryetari i Kavajës, Elvis Roshi, import votash nga fshatrat, 600 votues në 12 ditë

47
0
Shares

Kryetari socialist i bashkisë së Kavajës që rikandidon sërish, ia ka dalë që brenda 12 ditëve të importojë fiktivisht të paktën 595 votues nëpërmjet 194 kontratave fiktive të nënshkruara personalisht prej tij në kundërshtim flagrant me ligjet dhe detyrën publike që mban ende, tha deputeti i PD-së, Eduard Halimi.

shtepia 1
KQZ po ashtu ka dërguar në prokurori dosjen e plotë të kësaj skeme kriminale me gjetjet e auditit të këtij institucioni, prova që gjenden pranë zyrave të Gjendjes Civile Kavajë nën mbikqyrjen e vetë personit të akuzuar për krijimin e kësaj skeme.

shtepia 2
Sipas 194 kontratave të nënshkruara në 12 ditë nga kryetari në ikje i Bashkisë Kavajë, rezulton se 194 familje kanë lënë shtepitë e tyre dhe janë shpërngulur për të banuar vetëm 3 muaj në ish fabrikëne letrës. Dhe që sipas kryetarit në ikje të Bashkisë, nenit 3 të kontratës së firmosur prej tij, kanë ardhur këtu për 3 muaj, pra deri në 24 korrik 2015, sepse nuk kanë ku të jetojnë dhe kryetari në ikje po ua përmirëson kushtet e jetesës.

shtepia 3
E gjithë kjo është vetëm një mashtrim, pasi nga dëshmitë e mbledhura në Partinë Demokratike të degës së Kavajës, Rrogozhinës dhe Tiranës rezulton se këta votues faktikisht jetojnë edhe tani që ne flasim në këto banesa.
Rasti i Kavajës dhe Durrësit, ku kryetarët në ikje të Bashkive kanë importuar zgjedhës është treguesi më i qartë se të dy e dinë shumë mirë vullnetin e qytetarëve për ti larguar njëherë e mirë në 21 qershor, ndaj dhe kanë krijuar të dy skema kriminale për deformimin e rezultatit të zgjedhjeve, deklaroi Halimi.

shtepia 5

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY