BBC, një formulë mjekimi që mund të stepë kancerin

BBC, një formulë mjekimi që mund të stepë kancerin

42
0
Shares

Një kombinim i ri ilaçesh që sapo është zbuluar kundër kancerit e mëson trupin e njeriut të luftojë qelizat tumorale dhe parashikohet të shpëtojë jetën e dhjetëra mijëra pacientëve, shkruan sot rrjeti britanik BBC që u referohet kërkuesve shkencorë. Bëhet fjalë për dy ilaçe të kombinuara së bashku të cilat arrijnë ta tkurrin një tumor deri në 60 për qind.
Ekspertët besojnë se ky mund të jetë hapi më i madh revolucionar që pas kimioterapisë dhe mund ta zëvendësojë këtë procedurë brenda pesë vjetësh. Trajtimi i sapo zbuluar është veçanërisht efektiv kundër disa prej tipeve më të rrezikshme të kancerit si ai i mushkërive dhe kancerit të lëkurës, por nuk kufizohet me kaq.
Analizat kanë treguar se ky mjekim i ri ka shkatërruar tumoret te pacientët të cilëve u ishin garantuar vetëm pak muaj jetë, ndërsa tashmë ata bëjnë një jetë normale. i quajtur imunoterapi, ky trajtim funksionon duke e trajnuar sistemin imunitar të njeriut që të godasë qelizat tumoriale. Në Britaninë e Madhe, pacientë në gjendje të rendë të cilët u janë nënshtruar testeve paraprake për të provuar efektivitetin e trajtimit pas përdorimit të këtij mjekimi tashmë janë kthyer në punë njofton BBC dhe mund të bëjnë një jetë normale.balkanweb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY