Ironia, fushatës i mungon spektakli i shpërndarjes së certifikatave të lindjes nga...

Ironia, fushatës i mungon spektakli i shpërndarjes së certifikatave të lindjes nga ministri Beqaj

24
0
Shares

Me votat pro të deputetëve të mazhoracës dhe ato kundër të opozitës, Komisioni parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese, miratoi sot projektligjin për legalizimet pas 2009.
Përmes këtij projektligji pritet të legalizohen 60 mijë objekte të ndërtuara pas 15 janarit të vitit 2009, të cilat përjashtoheshin nga procesi nga ligji i miratuar në atë kohë.
Mbledhja në Komision u shoqëruar me debate, ku opozita akuzoi mazhorancën se po përdor legalizimet për fushatë.
“Rilindja nuk po sjell asgjë të re, gjithçka bëhet për fushatë. Shpërndarja me spektakël e titujve të pronësisë ka vetëm një motiv, atë elektoral. Është detyrë e juaja të shpërndani certifikata pronësie. Do na dalë ministri Beqaj të shpërndajë certifikata lindjeje”, ironizoi deputeti i PD-së, Genc Ruli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY