Doshi: Rama po shkatërron PS-në, Meta po vjedh pasuritë nëntokësore

Doshi: Rama po shkatërron PS-në, Meta po vjedh pasuritë nëntokësore

105
0
Shares

Deputeti Tom Doshi akuzon kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama se po shkatërron këtë forcë politike. Në një status të postuar në faqen e tij në “Facebook”, Doshi shkruan se Meta po blen vota për partinë e tij dhe po punon kundër kandidatëve të mazhorancës në ato zona ku nuk janë kandidatët e propozuar nga LSI.
Sipas Doshit këtë gjë Meta po e bën edhe në Tiranë që po punon kundër Erjon Veliajt.
“E deklarova se, nëse ndonjë kandidat i PS në qarkun e Shkodrës do më kërkonte mbështetje, unë do ta mbështesja. i vetmi kandidat që më kërkoi mbështetje ishte Gjokë Lleshi që unë po e mbështes. Megjithëse, për këtë kandidat, Ilir Meta dhe disa deputetë të PS në Qarkun e Shkodrës mendonin se nuk ka mbështetje dhe kandidati që sot është me siglën e PD, i përket LSI. Të njëjtën gjë, po bën në të gjithë Shqipërinë, sidomos në Tiranë. Po blen vota për partinë e tij dhe po punojnë kundër për kandidatin Erion Veliaj. Kjo është përgjegjësia e Edi Ramës, i cili po shkatërron Partinë Socialiste për Ilir Metën”, shkruan Doshi. 
Ndërkohë, një ditë më parë, gjatë një takimi në Vaun e Dejës, Doshi akuzoi kreun e Kuvendit, Ilir Metën, si kryetar të një bande kriminale që ka bllokuar të gjitha institucionet e shtetit shqiptar.  Doshi tha se ai mbështet kandidatin e ASHE-së për këtë bashki.
Akzuat ndaj Ilir Metës, Tom Doshi i ka vazhduar edhe sot nga fshati Hajmel.
“Është turpi më i madh të votosh Ilir Metën. Ai nuk është kryetar i Kuvendit, por i një bande kriminale që ka bllokuar të gjitha institucionet, qeverinë, parlamentin, prokurorinë dhe gjykatat. Të gjithë tenderët që zhvillohen, thonë këtu, ka hyrë Iliri. Këtë e ka Iliri”, tha Doshi.
Më tej, Doshi tha se Meta kërkon të grabisë pasuritë nëntokësore në disa zona të Shqipërisë, ndaj ka kërkuar nga aleatët që të kandidojë njerëzit e tij në disa bashki specifike, nëntoka e të cilave ka pasuri minerale.
“Ai ka marrë të gjitha bashkitë që kanë burime nëntokësore. Ka marrë Bashkinë e Lezhës, Bulqizës, Kukësit. Ka marrë edhe Pogradecin e me radhë. Deshi të merrte edhe Shkodrën. Mendon se po më përjashton mua prej politikës, por këtë e bëni vetëm ju”, ka thënë Doshi sot në fshatin Hajmelit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY