Berisha: Anashkalimi i Kosovës nga autostrada Nish – Durrës, nuk i shërben...

Berisha: Anashkalimi i Kosovës nga autostrada Nish – Durrës, nuk i shërben realizimit të saj

48
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një sqarim në “Facebook” lidhur me një lajm të pasakte në media, sipas tij,  për qëndrimin ndaj autostradës Nish – Durrës.
Duke u shprehur se një projekt i tillë është i mirëpritur dhe i hershëm, Berisha shton se anashkalimi i Kosovës nga autostrada Nish – Durrë, nuk i shërben realizimit të saj.


Sqarimi i plotë i Sali Berishës, në “Facebook”
“Te dashur miq, mediat serbe dhe ato shqiptare njoftojne se dy javet e ardhshme do firmoset memorandumi per ndertimin e autostrades Nish-Durres. Mediat kane komentuar sikur une jam kunder ketij projekti.
Sa me siper sqaroj se: Lidhja e Nishit me Durresin eshte i mirepritur dhe eshte nje sugjerim i meparshem vite me pare i qeverise shqiptare bere qeverise se Serbise
Natyrisht per kete qellim lipset qe Serbia te ndertoje segmentin Nish-Merdare dhe Kosova te ndertoje segmentin e vet te shkurter Prishtin – Merdare. Kurse Shqiperia ka ndertuar vite me pare te plote segmentin e vet.
Lidhur me memorandumin mendoj se ky takim apo memorandum, duhet te firmoset para se gjithash nga Republika e Kosoves dhe Republika e Serbise pasi ato kane segmentet perkatese per ti ndertuar, ne menyre qe ky korridor shume fizibel te ndertohet e te kompletohet, natyrisht ne rast se nevojitet mbeshtetja e Shqiperise per keto dy vende ajo nuk duhet te mungoje.
Anashkalimi i Kosoves ne kete nisme nuk i sherben realizimit te saj.
Mendoj qe qeveria e Shqiperise dhe qeveria e Kosoves duhet te marrin nismen e ndertimit te hekurudhes qe lidh Tiranen me Prishtinen qe do jete dhe projekti me fizibel jo vetem per dy vendet tona por dhe per Serbine e me tej. Mirepo per fat te keq qeveria shqiptare nuk ka ngritur kete problem, i cili ishte nje projekt madhor kombetar dhe nderkombetar, ne asnje prej takimeve bilaterale apo multilaterale!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY