Eksplozivi trondit Tiranën e Re, 2 të plagosur, shkatërrohet lokali, konflikt pronësie

Eksplozivi trondit Tiranën e Re, 2 të plagosur, shkatërrohet lokali, konflikt pronësie

45
0
Shares

Një shpërthim eksplozivi rreth orës 22.00 ka lënë të paktën 2 të plagosur si dhe ka dëmtuar disa makina në një lokal në ndërtim e sipër tek Vasil Shanto. Shpërthimi ka ndodhur ngjitur me AKBN në katin e parë të një godine katërkatëshe. Zona është e rrahur nga kalimtarët që vijën përmes urës së vogël nga të dy anët e Lanës. Policia ka rrethuar vendngjarjen dhe po merr në pyetjet dëshmitarët okularë. Pista e parë e krimit dyshohet të jetë ajo e pronësisë. Ndërtesa ka qënë e vendosur si kolateral për një kredi bankare dhe në pronësi të një personi nga Elbasani A.Bardhi. Kredia nuk është shlyer dhe banka e ka konfiskuar duke e shitur atë tek një tjetër person, G.Stavro. Ende nuk ka autor te aktit kriminal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY