FOTO/ Kur Calvin Klein shtrinte Kate Moss nudo në divan

FOTO/ Kur Calvin Klein shtrinte Kate Moss nudo në divan

55
0
Shares

Kate Moss shtrirë lakuriq në një divan është një nga fushatat më të famshme të të gjitha kohërave. Këto kujtime supermodelja Moss ka vendosur më në fund t’i ndajë dhe me publikun.
Për herë të parë Moss ka folur hapur një intervistë sëbashku me fotografin e njohur Nick Knight për “Showstudio” në lidhje me fushatën portret të vitit 1993 për parfumet e Calvin Klein.
kate-cropImazhi i Kate i shtrirë nudo në divan është fotografuar në atë kohë nga i dashuri i saj, fotografi Mario Sorrenti në një ishull të shkretë.
Lidhur me fushatën e Calvin Klein dhe mënyrën se si rrodhën ngjarjet ajo rrëfen se “Calvin Klein u njoh më nga afër me librin e fotografit Mario Sorrenti dhe aty u prezantua dhe me fotot e mia të cilat ishin realizuar në mënyrën më të thjeshtë të mundshme gjatë periudhës së pushimeve. Obsesioni më i madh i Marios ishte të bënte pafundësisht foto, madje kur unë zgjohesha në mëngjes ai ishte duke shkrepur foto të ndryshme”.
cm_copy_1Më tej ajo ka shpjeguar se një marrëdhënie dashurie me një fotograf është mjaft e sikletshme, pasi gjithë kohën kërkon të shkrepë foto sa në një vend në një tjetër, duke e cilësuar si shumë të lodhshme.
Moss edhe pse sot është 41 vjeç dhe është gjendur shpesh nëpër kopertina të ndryshme, thekson se nuk e ndjen veten aspak të lodhur nga fama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY