Vucic, deklarata anashkalon Putin. Do reduktojmë varësinë nga gazi rus

Vucic, deklarata anashkalon Putin. Do reduktojmë varësinë nga gazi rus

50
0
Shares

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se vendi i tij do të pranojë thirrjet e Shteteve të Bashkuara për të reduktuar vartësinë nga gazi rus, duke shtuar një gazsjellës të mbështetur nga Amerika, i cili do të sjellë gaz në Europë nga Azerbajxhani.
Në një intervistë për “Associated Press”, Vuçiç ka thënë se “sa i takon sigurisë së energjisë, ne jemi të gatshëm të diversifikojmë burimin e gazit për Serbinë, gjë që është shumë e rëndësishme edhe për miqtë tanë amerikanë”.
Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar vazhdimisht vendet e Ballkanit të avancojnë me gazsjellësit alternativë dhe të mos mbështeten tek projekti që parashikon kalimin e gazsjellësit rus përmes Turqisë.
Perëndimi e ka akuzuar Rusinë se e ka përdorur gazin si mjet për të rritur influencën politike ndaj vendeve si Serbia. Mbështetja ndaj projektit amerikan përbën një lëvizje të fortë politike për Serbinë, që është një aleat tradicional i Rusisë.shqip

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY