Vajza e 13 i kërkoi një vëlla ose motër, gjyshja single...

Vajza e 13 i kërkoi një vëlla ose motër, gjyshja single 65-vjeçare lind katërnjakë

69
0
Shares

Një 65 vjeçare nga Gjermania ka bërë një lindje të katërfishtë pas një procedure inseminimi artificial, raporton televizioni gjerman RTL.
RTL thotë se Annegret Raugnigk lindi 3 djem dhe një vajzë ditën e martë më 19 maj në një spital në qytetin e Berlinit.
Ata u lindën para kohe, në javën e tyre të 26 por kanë një shanc të mirë mbijetese.
Annegret Raungik, e cila ka 13 fëmijë dhe 7 nipër e mbesa, është grua më e vjetër që ka lindur katërnjakë.
Gruaja single, Annegret, vendosi të lindte një tjetër fëmijë kur vajza e saj më e vogël 10 vjeç, tha se donte një motër ose një vëlla. Shtatzania e zonjës Raunigk, si rezultat i trajtimit të fertilitetit në Ukrainë, ka qenë subjekt debatesh të ashpra në Gjermani, thotë gazetarja Jenny Hill e BBC-së.
Gjatë shtatzaninë, Annegret tha se çdokush duhet të bëjë jetën që do. 
“Do të qëndroj në formë dhe me shëndet të plotë, dhe nuk do të shqetësohem për atë që thonë njerëzit,” tha ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY