Ndikimi rus dhe ekstremizmi fetar në Ballkan

Ndikimi rus dhe ekstremizmi fetar në Ballkan

85
0
Shares

Procesi i komplikuar dhe i gjatë i integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor ka krijuar hapësirë për shtrirjen e ndikimit rus dhe ekstremizmit fetar, thonë analistët. Në një diskutim mbi rëndësinë e angazhimit amerikan në Ballkan, ekspertët thanë se një rritje e angazhimit amerikan dhe evropian është e nevojshme për integrimin e plotë euro-atlantik të Ballkanit

Në Ballkan po ndodhin dy ndryshime të rëndësishme në krahasim me vitet e mëparshme, ndikimi i rus dhe ekstremizmi fetar, thonë analistët.
Mungesa e një angazhimi më të madh të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ka bërë që vendet e rajonit të mendojnë për alternativa të tjera. Ekspertët thonë se duke marrë parasysh veprimet e Rusisë në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në NATO dhe BE.
Analisti i Fondacionit Heritage, Luke Coffey përmend Maqedoninë si një shembull.
Ai thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të përdorin situatën e tanishme në Maqedoni për të intensifikuar përpjekjet e integrimit të këtij vendi në strukturat euro-atlantike.
Vendet e Ballkanit Perendëmorë nuk janë pjesë e institucioneve euro-atlantike pasi nuk kanë përmbushur kushtet për anëtarësim. Por analistët thonë se është në interesin strategjik të instutucioneve euroatlantike që t’i kenë këto vende në gjirin e tyre.
Analistët janë dakord se për të parandaluar shtrirjen e ndikimit rus dhe për të rritur sigurinë dhe qendrueshmërinë e Ballkanit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të intensifikojnë përpjekjet për integrimin e plotë të rajonit në strukturat euro-atlantike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY