Ditmir Bushati sfidon korrektesën gjermane, shkon 30 minuta me vonesë në Bundestag

Ditmir Bushati sfidon korrektesën gjermane, shkon 30 minuta me vonesë në Bundestag

67
0
Shares

Deputetët gjermanë nuk toleruan mungesën e përpikërisë. Në kohën e mbetur deputetët gjermanë arritën të jepnin mesazhe dhe të shprehnin pakënaqësi mbi gjendjen në Shqipëri, prioritetet e papërmbushura të Komisonit Europian dhe shumë probleme të tjera të pazgjidhura

Vizita e ministrit të jashtëm të Shqipërisë në Gjermani nuk ka qenë kaq mirëkuptuese nga mikpritësit siç tregojnë edhe këto foto të publikuara nga vetë ministr i Jashtëm Ditmir Bushati.
Kjo mungesë mirëkuptimi ka ardhur edhe për një arsye banale, sepse ministri i Jashtëm shqiptar mbërriti me 30 min vonesë në komisonin e Çështjeve Europiane të Bundestagut, një gjest që prishi atmosferën duke nisur një takim jo të qetë.
Në kohën e mbetur deputetët gjermanë arritën të jepnin mesazhe dhe të shprehnin pakënaqësi mbi gjendjen në Shqipëri, prioritetet e papërmbushura të Komisonit Europian dhe shumë probleme të tjera të pazgjidhura.
Burime nga takimi bëjnë me dije se nuk kaloi pa u diskutuar as rasti Tom Doshi dhe çështja palamander sipas së cilës opozita ka ngritur pretendime se ndarja e re territoriale është bërë për qëllime elektorale
bd_copy_1Mësohet se ministri Bushati i kundërshtoi këto dy pretendime.
Në këtën takim kritikat nuk janë kursyer as për deklaratën e kryeministrit Rama për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë edhe përmes rrugës normale.
“Bundestagu gjerman nuk ka për të respektuar asnjëherë deklarata të tilla të papërgjegjshme, jo serioze dhe që sjellin shqetësim në rajon”, mësohet ti jetë thënë mistrit Bushati.
Në përshkrimin që ministri Bushati i bëri vizitës së tij në gjermani, ky takim kaloi me një fjali të thjeshtë:
“…zhvillova një seancë dëgjimore në Komisionin e Çështjeve Evropiane të Bundestag-ut.”
Ko seancë, megjithëse filloi 30 minuta me  vonesë u mbyll fiks në orën e përcaktuar, pasi
deputetët gjermanë nuk e toleruan aspak mungesën e përpikmërisë së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY