Kosova me familjet e vjetra: Së bashku të vëmë në vendin e...

Kosova me familjet e vjetra: Së bashku të vëmë në vendin e duhur padrejtësitë që i janë bërë Tiranës

43
0
Shares

“Mirënjohja për tiransit e hershme, që kur na hapën dyert në vitin 1913”

Para familjeve të vjetra të Tiranës, kandidati demokrat për Bashkinë, Halim Kosova u tregoi me emocione dhe lot historinë e paraardhësve të tij dhe mikpritjen tiranase. Gjatë bashkëbisedimit i garantoi për respektimin e pronës dhe zhvillimin e drejtë të çdo zone në në kryeqytet.
Atmosfera mikpritëse dhe e hareshme që i rezervuan familjet e vjetra të Tiranës, e preku Halim Kosovën.
E ktheu mbrapa në historinë e vështirë të të parëve të tij, të cilët në vitin 1913 familjet e Tiranës u hapën dyert, ndërsa ishin larguar nga Dibra e Madhe…
“Në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe ndatë bukën bashkë më familjen e gjyshit tim.”
Në vitin 1948 gjyshi i tij internohet nga regjimi komunist në Shkodër për t’u rikthyer në Tiranë në vitin 1953.
“Ku me gjysëm zëri do t’a them që edhe njerëzit e vetë nuk i hapën derën se kishin frikë nga regjimi dhe keni qenë pikërisht ju që ja keni hapur derën. Familja Rrahmani tek rruga “Hoxha Tasim” që i pranoi në shtëpi, që ju i pranuat në shtëpi dhe që e keni organizuar edhe dasmën e babait tim nga ku dola unë”, u shpreh i emocionuar Kosova.
Ky rrëfim para banorëve autoktonë ishte mirënjohje dhe garanci që nuk do t’u mungojë as vëmendja prej kryebashkiaku dhe fillimisht aty ku u dhemb më shumë, tek e drejta e pronës
“Prona e çdokujt është e shenjtë, asnjë institucion, asnjë qytetar tjetër i Tiranës nuk do të gëzojë projekte madhore në kurriz të qoftë edhe një qytetari të vetëm që është pronar diku që e ka dem baba dem siç e thotë edhe ai këngëtari i mirënjohur”….
“Ju premtoj që jo vetëm jam këtu që të kandidoj për Bashkinë e Tiranës si një njeri që do përkrah çdo lloj projekti që zhvillohet në të mirë të qytetarëve në vite, por jam këtu që edhe padrejtësinë që u është bërë qytetarëve të Tiranës, në veçanti ju, ta vëmë së bashku në vendin e duhur në vendin që ju meritoni”, shtoi Kosova.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY