Një amerikan në ullishtet shqiptare për bërë të njohur në botë vajin...

Një amerikan në ullishtet shqiptare për bërë të njohur në botë vajin e ullirit

46
0
Shares

Ambasada Amerikane në Tiranë, projekt për të prekur zemrat dhe stomakun e shqiptarëve

Ambasada Amerikane në Tiranë ka nisur një projekt të fundit, sipas së cilës, do të prekë zemrat – dhe stomakun – e të gjithë Shqiptarëve. Projekti i cili do të ndihmojë që vaji i ullirit shqiptar të marrë çertifikatë botërore, ka nisur rrugën e tij. Për të përkrahur këtë sipërmarrje, Ambasada Amerikane në Tiranë po mbështet vizitën e Paul Vossen, një ekspert i njohur amerikan i ullinjve dhe vajit të ullirit nga Kalifornia, i cili do të trajnojë panelin shqiptar të degustimit që të njihet nga ndërkombëtarët, dhe si rrjedhojë, të mundësojë njohjen e vajit të ullirit shqiptar në rang botëror.
Këtë javë, Vossen do të vizitojë 11 prodhues të ndryshëm vaji në Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Vlorë, dhe në disa komunitete të bregdetit jugor, për të vëzhguar teknikën e prodhimit të vajit të ullirit, si dhe për të sygjeruar mënyra për përmirësimin e prodhimit, cilësisë dhe shijes.
Në vitin 2013 Shqipëria renditej e 10-ta në botë për prodhimin e vajit të ullirit dhe Vossen është duke këshilluar kultivuesit e ullinjve dhe prodhuesit e vajit se si të rrisin prodhimin e ullinjve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY