PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

45
0
Shares

Parlamenti Evropian po diskuton rezolutën për Shqipërinë për vitin 2014 e cila është e rëndësishme për vendimin e BE për të hapur negocitata me Shqipërinë për anëtarësimine plotë. Të paktën 5 nga 12 prioritetet kyce nuk janë përmbushur ende nga Shqipëria, për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
Eurodeputeti dhe njohës i mirë i realitetit shqiptar, Eduard Kukan tha se Shqiperia ka bërë progres por duhet një zgjidhje konsensuale për më shumë reforma si në pushtetin gjyqesor e lufta kundër krimit të organizuar. Ai tha se zgjedhjet lokale janë test i rëndësishm për reformën e re administrative. Ndërsa Neven Memica, një tjetër eurodeputet, tha se klima konfrontuese po e dëmton imazhin e Shqiperise dhe pengon reformat. Një eurodeputete tjetër Diane James tha se duhet derguar nje mesazh i forte qe nuk ka ardhur ende koha që Shqiperia te anetaresohet. Jam e shqetesuar per kriminalitetin dhe se nevojitet një platformë kundër aktiviteteve kriminale. Zgjidhni fillimisht problemet pastaj hajdeni me nje fature te qarte, thekson ajo.
Kjo rezolutë është ndër më të debatuarat në komisionin jashtëm të PE-së. Të paktën 130 amendime janë propozuar ndërkohë që vetëm një pjesë e tyre janë konsideruar të merren parasysh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY