KLD emëron tre kryetarë gjykatash dhe shkarkon dy gjyqtarë

KLD emëron tre kryetarë gjykatash dhe shkarkon dy gjyqtarë

54
0
Shares

KLD vendosi sot emërimin e kryetarëve në tre gjykata të Shkallës së Parë në Durrës, Shkodër dhe Korçë.
-Në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës, zotin Genci Sinjari.
-Në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, zonjën Valbona Durraj
-Në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë, zotin Sokol Ibi.
në të njëtën mbledhje u vendos me kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, për pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, Osman Aliu.
Po ashtu Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me propozim të Presidentit të Republikës, miratoi shkarkimin e Dhimitër Pojanakut, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec, ndaj të cilit ka një vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY