Erion Veliaj vjet i etiketonte “kinge”, sivjet i quan “shpirt” të papunët...

Erion Veliaj vjet i etiketonte “kinge”, sivjet i quan “shpirt” të papunët që protestojnë

36
0
Shares

Të dy bashkë, Erion Veliaj dhe Ilir Meta, nuk mundën sot të ofrojnë nga ky panair, të paktën ato që ofronte panairi i vitit të kaluar. Ndërsa vjet Panairi i Punës ofronte 80 kompani dhe 6000 vend pune, panairi i sivjetshëm nuk ofronte më shumë se 60 kompani dhe 5000 vende pune.

Panairi i Punës këtë vit ofron më pak se ai i një viti më parë, por një gjë nuk ndryshon; qëndrimi dhe fjalori i Erion Veliajt ndaj protestuesve të papunë. Ndërsa vjet ai i quante “kinge”, sivjet i quan “shpirt”, të papunët që protestojnë.
Kështu ndodhi sot në ambientet e Panairit të Punës, në Tiranë. Ministri në ikje i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, shoqërohej nga kryeparlamentari Ilir Meta. Por, të dy bashkë, Veliaj dhe Meta, nuk mundën sot të ofrojnë nga ky panair, të paktën ato që ofronte panairi i vitit të kaluar. Ndërsa vjet Panairi i Punës ofronte 80 kompani dhe 6000 vend pune, panairi i sivjetshëm nuk ofronte më shumë se 60 kompani dhe 5000 vende pune.
Gjithsesi, ky regres nuk e pengoi Erion Veliajn që të përplasej sërish edhe këtë vit, me të papunët në dyert e Panairit të Punësimit.
Thirrjes së një të larguari nga puna që sot i kërkonte ministirti “O Erjon mos na gënje, shih këtej”, Erion Veliaj ju përgjigj “Hajde shpirt, hajde!” dhe ishte vetë ai që iku…
Edhe vjet Erion Veliaj përdori pothuajse të njëtën terminologji, kur një të papune i thërriste “o kinge” dhe i ofronte punë me 1000 euro në muaj, por që sivjet ai nuk u tregua aq zemërgjerë me të papunët…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY