Greqi, sulmohet në një lokal ministri i Financave, bashkëshortja heroinë e shpëton...

Greqi, sulmohet në një lokal ministri i Financave, bashkëshortja heroinë e shpëton me trupin e saj

40
0
Shares

Ministri grek i Financave, Janis Varoufakis, është sulmuar mbrëmjen e së martës nga një grup anarkistësh në një restorant në lagjen “Eksarkia” të Athinës, e njohur si epiqendër e protestave të grupeve të majta.
Një grup të rinjsh prej 30 personash kanë hyrë në restorantin ku ai ishte duke darkuar me disa miq të tij dhe pasi kanë ushtruar dhunë verbale, kanë hedhur mbi të edhe objekte qelqi, por pa e dëmtuar, thuhet nga dëshmitarë të ngjarjes.
Sipas ministrit grek, ka qenë vetë bashkëshortja e tij e cila e ka përqafuar atë duke dalë para tij për ta mbrojtur nga dhuna fizike e anarkistëve, të cilët, sipas rrjedhës së ngjarjeve, duket se nuk kishin qëllim që ta dhunonin zyrtarin e lartë grek, por vetëm ta turpëronin. Pasi debati ka vazhduar edhe jashtë restorantit për rreth 15 minuta, ministri është larguar me bashkëshorten, që konsiderohet si shpëtimtarja e tij dhe heroina e këtij incidenti nga shumica e mediave të huaja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY