100 miliardë qese plastike, Europa ndalon përdorimin

100 miliardë qese plastike, Europa ndalon përdorimin

58
0
Shares

Parlamenti Evropian ka votuar dje për të kufizuar përdorimin e qeseve të holla plastike, në të gjitha vendet e BE. Qytetarët e BE-së vlerësohet të përdorin pothuajse 100 miliardë qese plastike në vit, ose afërsisht 200 qese për cdo banor në vit.
Çdo vit, një numër prej rreth 8 miliardë qese plastike përfundojnë në mjedis.
Pjesa më e madhe e qeseve janë të holla 0,05 mm. Ata përdoren vetëm një herë dhe pjesa më e madhe hidhet.
Sipas rregullave të reja të miratuara të martën, vendet e BE-së do të jetë të detyruar që nga 2019, qeset e holla plastike nuk do të jepen falas nga dyqanet por përkundrejt një cmimi.
Nderkohë vendimi I parlamentit kërkon nga vendet e BE-së që deri në vitin 2020 të kërkojnë mënyra të ndryshme në mënyrë që përdorimi mesatar për qytetar të mos jetë më shumë se 90 qese në vit. Gjashtë vjet më vonë përdorimi i qeseve plastike nuk do të jetë më shumë se 40 çanta për person në vit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY