Fier, banorët e Grecallisë përsëri protestë te prefektura, ju mohua toka e...

Fier, banorët e Grecallisë përsëri protestë te prefektura, ju mohua toka e përfituar para 23 vjetësh

106
0
Shares

Në mbështetje të banorëve ka shkuar edhe kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Fierit Enkejld Alibeaj

Banorët e fshatit Grecalli të komunës Qendër në rrethin e Fierit, kanë dalë sërish sot në protestë përpara prefekturës pasi kërkojnë certifikatën e pronësisë në tokat ku do të kalojë TAP. Protesta e sotme para Prefekturës, pason atë të disa ditëve më parë, para komunës Qendër.
Këta banorë janë pronarë të këtyre tokave prej 23 vitesh, por nuk ishin në dijeni deri në ditën kur TAP trokiti në dyert e tyre për t’i kërkuar certifikatën e pronësisë për të bërë shpronësimi.
Dy muaj më parë kur përfaqësues të TAP-it bazuar në dhënat e zyrës së regjistrimit të pasurive u kanë dërguar njoftime për të proceduar me shpronësimin, por banorët duke mos qenë në dijeni nuk disponojnë as certifikatë pronësie.
Banorët shprehen se komuna ka dy muaj që i mashtron dhe gënjen pa iu dhënë një informacion konkret nga kreu i komunës. Banorët kanë lëshuar sot akuza në emër të kryekomunarit, Harrilla Mile për mashtrim.
Asqeri Muho, drejtori i Verifikimit të Titujve të Pronësisë shprehet se do nisë një hetim administrativ në lidhje me këtë problem.
“Hetimet për këtë çështje do të zgjasin 3 muaj”, tha ai.
Janë rreth 100 familje që rezultojnë se kanë marrë toka nga ligji nr. 7501 por nuk ishin në dijeni për pasojë nuk kanë aplikuar për certifikatë pronësie. Në regjistrin kadastral të ZRPP-së rezultojnë se kanë marrë nga 2 dynymë për frymë rreth 100 familje nga fshati Grecalli. Ndërkohë që mësohet se bëhet fjalë për rreth 50 ha tokë djerrë në një fshat fqinj. Në Fier nga TAP-i preken 5 komuna dhe fermerët do të kompensohen për tokën ku do të shtrihet gazsjellësi.
Banorët i janë drejtuar Komisionit të Verifikimit të Titujve të Pronësisë pranë prefekturës dhe po verikojnë dokumentet në mënyrë që të përfitojnë certifikatën e pronësisë.
Në mbështetje të banorëve ka shkuar edhe kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Fierit Enkejld Alibeaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY