FOTO GALERI/ Një shqiptar vesh me pasqyra bunkierin e Titos në Sarajevë

FOTO GALERI/ Një shqiptar vesh me pasqyra bunkierin e Titos në Sarajevë

68
0
Shares

Image Gallery
Ky bunkier u ndërtua me porosi të vetë Titos i cili kishte parashikuar që ai të mbante brenda gati 300 veta, që mund të jetonin 6 muaj në rast të një sulmi bërthamor. Vetëm pesë persona e dinin vendodhjen e këtij bunkieri, katër gjeneralë, kryeministri dhe vetë Tito

Artisti shqiptar me banim në New York Helidon Gjergji mund të quhet supriza e edicionit të tretë të Bienales “D-0 ARK Underground” që mbahet në Konjic disa kilomtra larg Sarajevës, në bunkierin antiatomik të ndërtuar me porosi të vetë ish-udhëheqësit jugosllav Josif Broz Tito.
“Tango Down” quhej instalacioni i krijuar nga Helidon Gjergji posaçërish për këtë edicion, duke e kthyer në një parajsë pasqyrash hyrjen kryesore të bunkierit, sipër së cilës ishin shënuar shprehje lufte. Gjergji i ka shkëputur këto shprehje nga vidio-gamet, duke ironizuar luftën imagjinare që lindi dhe këtë bunkier nga më të mëdhenjtë në rajon.

Bienalja
Edicioni i tretë i Bienales “D-0 ARK Underground”, u hap më 24 prill në një ceremoni që bëri bashkë Ministrat e Kulturës së Kroacisë dhe Bosnjë Hercegovinës. Këtë vit Bienalja u kurua nga një kuratore shqiptare Adela Demetja dhe kroatët Margarethe Makovec dhe Anton Lederer. Ndërsa artistët pjesëmarrës në këtë edicion ishin Leone Contini, Dantee Buu, Vahida Ramujkic Dejan Dosljak, True Grenfort, Marlene Haussegger, Dritan Hyska, Alketa Ramaj, Selma Selman, etj.
Prej tre vitesh bunkieri është kthyer në një qëndër arti, por pa prishur strukturën e arkitekturës së tij fillestare.
Ky ishte edhe qëllimi i Bienales, ruajtjen dhe çuarjen më tej të traditës së mirë të sapo krijuar, për konsiderimin e këtij bunkeri, dikur objekti lufte, tashmë në një muze arti.
Punët e realizuara nga artistët mbeten aty për tu vizituar nga dhjetra vizitorë që shkojnë çdo ditë në Konjic.
Për Edo Hoziç kjo bienale është një mënyrë për ta parë ndryshe Bosnjën dhe përmes artit të evokojë një estetikë të re.

Bunkeri
Ky bunkier u ndërtua me porosi të vetë Titos i cili kishte parashikuar që ai të mbante brenda gati 300 veta, që mund të jetonin 6 muaj në rast të një sulmi bërthamor. Vetëm pesë persona e dinin vendodhjen e këtij bunkieri, katër gjeneralë, kryeministri dhe vetë Tito. Rreth 4.6 milionë dollarë janë shpenzuar për ndërtimin e tij. Në rreth 6500 metra katrorë, bunkieri ruan ende, të njëjtin sistem ajrimi dhe ngrohjeje siç ishte parashikuar për rast rreziku.
Aty gjenden qindra dhoma të vogla me shtretër marinari, dhe vetëm një prej tyre ishte me krevat dopjo, ajo ku do të flinte Tito me Jovankën. Tualetet, dhomat e dizefektimit, qindra telefona dhe makina shkrimi, nuk i mungojnë ëktij bunkeri. Nuk mungon as dhoma e mbledhjes apo kinemasë.
Mendohet që Tito nuk e ka vizituar asnjëherë bunkierin dhe pse gjithçka është bërë me porosi të tij.
Ai u vendos pranë maleve të Konjic një vend me bukuri mahnitëse por i vogël, çka nuk të linte dyshime se mund të ishte një bunkier antibërthamor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY