Berisha ironzion me premtimet e Ramës: Prisni prisni nuk keni dëgjuar gjë...

Berisha ironzion me premtimet e Ramës: Prisni prisni nuk keni dëgjuar gjë akoma se bukvale të tjera priten

102
0
Shares

“Rama qytetarëve të Tiranës: Mos kujtoni se po ju mashtroj!”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar sot nëpërmjet “facebook” me premtimet, sipas tij, të pa mbajtura nga Edi Rama. Për Berishën, Rama jo vetëm që nuk i mbajti premtimet, por ka nisur një tur të ri elekoral premtimesh, sipas Berishës nën moton “mos kujtoni se po ju mashtroj”.
“Te dashur miq, mire thote populli “ujku qimen e nderron por zanatin nuk e harron”! Keshtu, Edi Rama, ka nisur fushaten e Tirane nen moton: Mos kujtoni se po ju mashtroj. Rama, pasi mori votat me 23 qershor me premtimet e tij per krijimin e 300 mije vende pune, shendetesi falas, legalizime falas, uljen e çmimit te energjise dhe heqjen e TVSH-se per energjine, heqjen e TVSH-se per buken, miellin, vajin, sheqerin, orizin, rrogen e 13-te dhe tre pensione shtese ne vit dhe mashtroi e nuk ka realizuar asnje prej tyre, eshte i bindur se qytetaret i kane harruar fare ato premtime ose i konsiderojne tashme te vjetra e te parendesishme, prandaj ka nisur turin elektoral te Tiranes me moton “mos kujtoni se po ju mashtroj” dhe me serine e re taze te premtimeve se do investoje ne Tirane me shume se 20 vitet e fundit te marra se bashku.
Kurse per eksoden ai u tha qytetareve se njerezit po i largon varferia e aspiratave dhe jo ajo materiale pasi sipas tij e para eshte me e madhe se sa kjo e fundit ndaj dhe tha se ka kandiduar njeriun qe ben jo vetem dasma gjigande me parate e mamase qe e ka rritur me ndihme ekonomike por dhe idealistin dhe gjeneratorin e madh te aspiratave qe ju mungojne qytetareve, Erion Veliajn. Keto jane vetem sa per te filluar. Prisni prisni nuk keni degjuar gje akoma se bukvale te tjera priten ne ditet qe vijne”, shkruan Berisha në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY