Gazeta greke “Kathimerini”: Edi Rama kryeministër injorant në histori, axhenda nacionaliste e...

Gazeta greke “Kathimerini”: Edi Rama kryeministër injorant në histori, axhenda nacionaliste e tij rrezik për stabilitetin në rajon

43
0
Shares

Gazeta e përditshme greke “Kathimerini” e ka parë në një këndvështrim të saj qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për deklarata e tij bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Ajo thotë se me deklaratat nacionaliste kryeministri shqiptar ka zhgënjyer ndërkombëtarët që besuan dhe investuan te ai si një lider perëndimor që do të udhëhiqte Shqipërinë në familjen euopiane.
“Edi Rama hyri në skenën politike të Shqipërisë me kurorën e një lideri modern. Si kryetar i bashkisë së Tiranës tregoi se kishte ide të reja dhe një vizion europian. Shumë besuan dhe në veçanti europianët dhe amerikanët se më në fund u gjet lideri që do të ndryshonte imazhin e Shqipërisë. Vendi kishte nevojë të udhëhiqej nga një person publik me një kulturë tjetër politike, pasi ndërkombëtarët ishin lodhur duke i tërhequr vëmendjen Berishës sa herë ky i fundit delironte i frymëzuar nga ‘Shqipëria e Madhe’ apo ‘Natyrale’. Investuan tek Edi Rama me besimin se ai do të udhëhiqte përpjekjen që ‘vendi i shqiponjave’ të hapte një faqe të re, duke përshpejtuar reformimin e strukturave anakronike dhe autoritariste të një shteti partiak dhe të korruptuar. U zhgënjyen të gjithë. Jo vetëm që mbetën në baltë premtimet për modernizimin e shtetit dhe shoqërisë, por Edi Rama rreh në të njëjtën hava të konfliktit politik dhe nacionalizimit. Kur rrëmbehet në parlament me kundërshtarët e tij politikë si në një atmosferë rruge, ky është problem i shqiptarëve që durojnë dhe pranojnë të tilla fenomene”, citohet në artikull.
Më tej “Kathimerini” shkruan se “Por kur ndërhyn me predikime për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, duke kërcënuar se ‘kjo do të ndodhë ose si një proces i kuptueshëm në kuadrin e integrimit të dy vendeve në Bashkimit Europian ose do të realizohet si një reagim ndaj verbërisë dhe plogështisë së Bashkimit Evropian’ atëherë ai bëhet i rrezikshëm për stabilitetin rajonal. Nuk mundet që një kryeministër të jetë injorant në histori, se nëse për t’u hakmarrë ndaj europianëve shkrin kufijtë dhe bashkohet me Kosovën dhe komuniteti ndërkombëtar e pranon, pse mos ta bëjnë këtë edhe shqiptarët e Maqedonisë, serbët e Veriut të Kosobës apo serbët e Bosnjës dhe Kranjës të krijojnë Serbinë e Madhe. Pse mos të kërkojnë edhe grekët e jugut të Shqipërisë të bashkohen me Greqinë, e kështu me radhë. Ndoshta Rama nuk po e kupron që luan me zjarrin dhe se me të tilla krekosje nuk hyn kurrë në Bashkimin Evropian”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY