“Shqipëria në Tranzicion”, gazetari Elez Biberaj prezanton në Tiranë ribotimin

“Shqipëria në Tranzicion”, gazetari Elez Biberaj prezanton në Tiranë ribotimin

59
0
Shares

Gazetari Elez Biberaj ishte sot i pranishëm në ceremoninë e prezantimit të ribotimit të librit të tij, “Shqipëria në Tranzicion”.
Elez Biberaj është gazetari, i cili për vite me rradhë ka ndjekur zhvillimet politike në Shqipëri dhe i pyetur për situatën aktuale në vend ai shprehet se duhet më shumë bashkëpunim midis palëve për të arritur rrugën e duhur.
Gjatë kësaj ceremonie, Biberaj foli edhe për eksodin e shqiptarëve, duke theksuar se Shqipëria nuk është vendi i parë që ndodh një gjë e tillë dhe sipas tij arsyeja e vetme janë shkaqet ekonomike.
Ndërsa është cilësuar si zëri i shqiptarëve gjatë periudhës së tranzicionit, me modesti ai pohoi se ky është një titull i cilin mendon se nuk e meriton, pasi në shkrimet e tij ka pasyruar vetëm të vërtetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY