Rezultat historik, Shqipëria U 17 barazon me Brazilin U 17 në miqësoren...

Rezultat historik, Shqipëria U 17 barazon me Brazilin U 17 në miqësoren e futbollit

32
0
Shares

Shqipëria U 17 ka mundur të marrë një rezultat surprizë dhe ndoshta historik, teksa ka barazuar 1-1 ndaj bashkëmoshatarëve të Brazilit, në miqësoren e tretë të zhvilluar në Austri, këtë pasdite.
Ekipi shqiptar drejtohet nga Xhemal Mustedanagiç dhe pasi ka barazuar 0-0 ndaj Meksikës U17 dhe është mposhtur 2-0 nga vendasit e Austrisë në miqësoren e dytë, këtë herë ka reaguar mirë përballë një kundërshtari të fortë dhe me shumë talente, si Brazili.
“Ishte një testim që i shërbeu mjaft skuadrës, sepse u ballafaquam me një kundërshtar të një niveli të lartë. Do të na shërbejë në të ardhmen si analizë dhe si eksperiencë”, mësohet të ketë thënë trajneri Mustedanagiç pas ndeshjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY