Deputeti i PDIU Tahiri: Çamët në Vlorë nuk tremben me policë, do...

Deputeti i PDIU Tahiri: Çamët në Vlorë nuk tremben me policë, do të mbështesin kandidatin e PD-së

94
0
Shares

Dashamir Tahiri del hapur kundër PDIU-së dhe kërkon nga camët e Vlorës që të votojnë për kandidatin e Partisë Demokratike.
Deputeti i PDIU Dashamir Tahiri e ka quajtur koleg dhe jo kryetar Shpëtim Idrizin. Referuar takimit të një dite më parë, ku Idrizi zhvilloi me strukturat lokale të PDIU, dhe prezencës së lartë  të policisë, Tahiri thote se “çamët në Vlorë nuk i tremben policisë dhe do të votojnë kandidadin e të djathtëve Genci Deromemaj”. 
Një ditë më parë, në të njëjtin qytet, kryetari Shpëtim Idrizi, zhvilloi një aktivitet që u shoqërua nga forca të shumta policie. Me këtë rast, ai la të kuptonte se nuk e konsideronte më pjesë të partisë së tij deputetin Dashamir Tahiri.
PDIU pak javë më parë vendosi të kalojë nga opozita në mazhorancë duke u bërë pjesë e koalicionit të majtë. Ky vendim nuk i pëlqeu Dashamir Tahirit, i cili refuzimin për të ndjekur Idrizin e tregoi edhe duke marrë pjesë në mitingun e demokratëve në Vlorë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY