Morinë, “Jupa 1” godet rrjetin e trafikut të drogës Shqipëri-Kosovë, në pranga...

Morinë, “Jupa 1” godet rrjetin e trafikut të drogës Shqipëri-Kosovë, në pranga 5 persona

35
0
Shares

Policia e Kukësit ka vënë në pranga pesë persona të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike në një operacion të emërtuar “Jupa 1”, ku në trafikun e lëndëve narkotike ishin përfshirë shtetas nga Kosova dhe Shqipëria në një rrjet që synonte trafikimin e drogës nga Shqipëria në Kosovë.
Në mesnatë, në fshatin Morinë, pranë pikëkalimit kufitar të Morinit u ndaluan dy shtetas nga Kosova dhe më pas një tjetër nga Durrësi që rezultonin të implikuar në këtë rrjet. Specialistët për narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Kukësit prangosën Altron Maxhinin, 23 vjeç, banues në Prishtinë, Grir Shalën 27 vjeç po nga Prishtina si dhe Ermir Dedjen 19 vjeç nga Durrësi. Ky fundit u prangos në Durrës pas shkëmbimit të informacionit me policinë e këtij qyteti.
Nga zgjerimi i rrethit të hetimeve ka rezultuar se Ermir Dedja u kishte shitur droge Indrit Lalës dhe Selanik Hotit 22 dhe 23 vjeç, banorë të qytetit të Krumës të cilët kishin për ta dërguar sasinë e lëndës narkotike deri në afrësi të Morinit ,ku do ta merrnin dy shtetasit nga Kosova.
Dy të rinjve nga Kruma iu bllokua në automjetin e tyre Mercedez Benmz me targa AA552 KE, një sasi prej 3 kg marijuanë në aksin kombëtar të rrugës Kukës­Morinë. Lënda narkotike dhe autovetura u sekuestruan si prova materiale dhe ndaj pesë të rinjve ka nisur procedim penal për trafikim të lëndëve narkotike.

Për më shumë lexoni edhe… /web/Kukes_arrestohen_dy_hasiane_tentonin_trafikim_droge_drejt_Kosoves_1251_1.php

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY