Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i kundërpërgjigjet Fatos Klosit: SHIK-u shqiptar i...

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i kundërpërgjigjet Fatos Klosit: SHIK-u shqiptar i ka shërbyer Serbisë, donte vëllavrasje dhe përçarje

46
0
Shares

Kryeministri i Kosovës, njëherazi edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kreut të SHIK-ut të Shqipërisë, Fatos Klosi, i cili ka thënë se me politikën e Rugovës kurrë nuk do të çlirohej Kosova. Mustafa ka thënë se pikërisht ishte figura e Ibrahim Rugovës që ndikoi në çlirimin e Kosovës dhe sipas tij, po të ishte për SHIK-un e Shqipërisë, kjo nuk do të ndodhte, sepse ai(SHIK-u) i ka shërbyer regjimeve të Serbisë.
“Kosova u çlirua, sepse pati në krye një burrështetas të urtë e të mençur, të respektuar brenda e jashtë vendit, Presidentin Ibrahim Rugova. Kosova nuk do të çlirohej kurrën e kurrës po të varej nga shërbimet informative, siç ishte edhe SHIK-u shqiptar, sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes e hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare. Pa infiltrim dhe përzierje të SHIK-ut, UÇK do të ishte më unike dhe lufta do të ishte më e organizuar”, citohet të jetë shprehur në një mesazh të tij, Isa Mustafa.
Më tej ai theksoi se, “Sot na vjen keq kur shohim se nga një gojë e keqe e një kryespiuni, spërkatet figura e Ibrahim Rugovës. Një fjalë popullore thotë: arni për thesin. Spiunët arnohen me të tyret, por nuk arnohen me figurën e Ibrahim Rugovës.”, përfundon Mustafa.
Reagimi i kryeministrit të Kosovës, erdhi pasi Fatos Klosi ka deklaruar se Ibrahim Rugova kishte filozofi pa krye dhe i kishte bërë fyerje luftës së Kosovës në takimin me Millosheviçin. Fatos Klosi ka bërë disa akuza të rënda në adresë të oficerëve FARK-ut të Bujar Bukoshit që rrinin në Tiranë. Ish-shefi i shërbimit informative kombëtar ka thënë se i ka lutur disa herë ata që të shkojnë për të luftuar në Kosovë, por ata kanë hezituar.
Klosi ka folur edhe për vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit duke thënë se SHIK se ka vrarë atë por se tjetër kush kishte interes për vrasjen e Krasniqit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY