Burrel, sulmohet dhe dëmtohet makina e deputetit të PD-së, Bedri Hoxha

Burrel, sulmohet dhe dëmtohet makina e deputetit të PD-së, Bedri Hoxha

114
0
Shares

Persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar automjetin e deputetit demokrat të rrethit të Matit, Bedri Hoxha. Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, në qendër të qytetit të Burrelit.
Burime nga policia lokale bënë me dije se makina tip fuoristradë, “Ford” me targë AA 646 JO, në pronësi të Hoxhës ishte parkuar në parkingun e një hoteli, kur gjatë orëve të natës, i janë thyer xhamat.
Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet.
Nga hetimet paraprake dyshohet që ngjarja të ketë qenë e qëllimshme. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY