Sadije Berisha i përgjigjet Erion Veliajt: O burra jeni bërë si gra...

Sadije Berisha i përgjigjet Erion Veliajt: O burra jeni bërë si gra grindavece dhe thashethemaxhije

79
0
Shares

Ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, Sadije Berisha, ka reaguar pas deklaratave të Erion Veliajt dy ditë më parë në Parlament.
Në një status në “Facebook”, Sadija shfaqet e inatosur me të ashtuquajturit “Burra” të fortë, për të cilët ka edhe një pyetje se si i zë gjumi natën duke bërë thashetheme dhe duke lënduar familjet dhe fëmijët e pafajshëm.
“Do ketë zgjedhje elektorale në Shqipëri. Dhe e di nga përvoja e kaluar që kjo do të thotë të ‘hedhësh tej bukën’. Por unë uroj (kuptohet kjo është veçse dëshira ime) që të rriturit, të edukuarit, dhe si burra të fortë që ata janë, në të dyja krahët, të fokusohen së paku për një herë të vetme tek ajo që është më e mira e popullit dhe vendit të tyre!
Në vend që të veproni siç po bëni tani duke përhapur thashetheme pa baza si gra thashethemaxhije dhe duke lënduar fëmijë të pafajshëm dhe familjet e tyre. Kam dy pyetje për këta ‘Burra’ të fuqishëm: Si ju zë gjumi natën pasi e bëni këtë? Ju bën më krenarë të silleni si gra grindavece në vend që të jeni ‘Burra’ dhe të përfaqësoni vendin?
Nuk kam absolutisht ndonjë gjë të keqe për të përhapur për ju, sepse nuk iu njoh personalisht, dhe refuzoj t’iu gjykoj nga thashethemet. Nuk mbaj anën e askujt, por vetëm të Zotit! Nuk besoj se kam ofenduar ndonjë herë ndonjërin prej jush. Nëse po, ju lutem pranoni ndjesën time, sepse nuk ka qenë kurrë në qëllimin tim.
Paçi fat në zgjedhje! Por lutjet e mia shkojnë për njerëzit që po vuajnë varfërinë dhe papunësinë, ndërsa ‘Burrat’ në pushtet, ose ata që duan të jenë në pushtet, kalojnë kohën e tyre me thashetheme e tyre të ndyra”, përfundon mesazhin e saj Sadije Berisha.
Reagimi i Sadije Berishës, vjen pasi dy ditë më parë në Parlament pati një debat mes Sali Berishës dhe Erion Veliaj, ku ky i fundit u shpreh se, “Ne të paktën s’jemi martuar me kushërirat”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY