Shqipëria një nga vendet më të palumtura në botë, Kosova vendi më...

Shqipëria një nga vendet më të palumtura në botë, Kosova vendi më i lumtur në rajon

42
0
Shares

Shqipëria është një nga vendet më të palumtura në botë, duke u renditur edhe në rajon pas Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë, sipas një studimi ndërkombëtar për lumturinë që është botuar në New York. Ndërsa Kosova është vendi më i lumtur në rajon.
Nga 158 vende të vlerësuara, Kosova zë vendin e 69-të, Mali i Zi 83, Serbia 87, Maqedonia 93 Shqipëria mban pozitën 95 dhe Bosnja 96.
Toka e orëve dhe çokollatave është vendi më i lumtur në botë, sipas një sondazhi të ri. Zvicra kryeson Indeksin e Lumturisë në Botë, të hartuar nga Rrjeti për Zhvillim të Qëndrueshëm – një iniciativë kjo e Kombeve të Bashkuara.
Në këtë renditje, janë listuar 158 vende ku në krye qëndrojnë Zvicra, Islanda dhe Danimarka. Finlanda, Holanda, Suedia, Zelanda e Re e Australia janë nga vendi 6 deri në vendin 10. ShBA është në vendin 15, Belgjika në 19, Britania e Madhe në 21, e Gjermania në vendin 26, Franca në 29, Spanja 36, Italia në 50, Rusia në vendin 64, Greqia në vendin e 102.
Ndërkaq, Togo, Burundi, Benini, Ruanada dhe Siria janë më së paku të lumtura. Indeksi i Lumturisë në Botë ka për qëllim të ndikojë në politikat qeveritare.
Krahas parave, raporti si kritere të lumturisë përmend rëndësinë e drejtësisë, ndershmërinë, besimin dhe shëndetin e mirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY