Pogradec, arrestohet anëtari i “Hakmarrjes për Drejtësi”, i dënuar me burgim të...

Pogradec, arrestohet anëtari i “Hakmarrjes për Drejtësi”, i dënuar me burgim të përjetshëm

45
0
Shares

Gentian Çaka, një prej eksponentëve të bandës së ashtuquajtur “Hakmarrja për Drejtësi”, është arrestuar në orët e para të së premtes në qytetin e Pogradecit. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit, bënë të ditur se nga ana e efektivave të Komisariatit të Policisë Pogradec në bashkëpunim  me repartin special  “RENEA” u bë kapja dhe ndalimi i 43-vjeçarit Gentian Çaka, banues Elbasan.
Të njëjta burime, saktësuan se, kapja dhe ndalimi i tij u bë për arsye se ishte person i shpallur në kërkim, sepse Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë me shkresën nr. 934 datë 16. 09. 2009, ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal nr. 44 datë 01. 07. 2008, të Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me “Burgim të përjetshëm” për veprat penale “Rrëmbim personi kryer në  bashkëpunim”, parashikuar nga neni  109, 25 të Kodit Penal.
Kapja e këtij personi u bë në  një vilë dykatëshe në Pogradec ku fshihej prej kohësh.
Gentian Çaka njihet si një prej anëtarëve të bandës “Hakmarrja për Drejtësi”, e drejtuar sipas drejtësisë shqiptare nga vëllezërit Orik e Leart Shyti, si edhe nga Altin Arapi, përgjegjëse për një sërë ngjarjesh të ndodhura në fillim të viteve ‘90 në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY