Nëndrejtori i Policisë austriake: Qytetarët të mos mashtrohen, nuk ka shanse për...

Nëndrejtori i Policisë austriake: Qytetarët të mos mashtrohen, nuk ka shanse për azil në Austri e Gjermani

65
0
Shares

Nëndrejtori i Policisë austriake, Franz Lang, flet për aziklkërkuesit nga Kosova por edhe nga Shqipëria, për të cilët tha se duhet ta kenë të qartë dhe të mos mashtrohen, pasi nuk mund të fitojnë azil politik në Austri e Gjermani.
“Shoh që ka një rritje të fluksit të emigrantëve ilegalë, por do të jetë e pamundur të përfitojnë azil politik. Ata që kanë ardhur nga Kosova, kanë qëndruar për një kohë të shkurtër në Gjermani. Në fakt kemi identifikuar grupe kriminale që përfitojnë nga njerëzit, njerëz që merren me trafikun e qenieve njerëzore. Qytetarëve duhet t’ju thuhet e vërteta, të kuptojnë si është realiteti se çfarë i pret kur vijnë në Austri dhe Gjermani. Ata nuk duhet të mashtrohen nga njerëz që duan të fitojnë prej tyre”, u shpreh Lang.
Deklaratën e tij Franz Lnga, e bëri gjatë Asamblesë së Përgjithshme Vjetore të SEPCA-s, Shoqatës së Drejtorëve të Policisë së Evropës Juglindore, ku Shqipëria ka kryesinë e radhës, e cila zhvillohet sot në Tiranë. Në këtë aktivitet marrin pjesë drejtues të lartë të policive të rajonit e më gjere, si edhe oficerë ndërlidhës policor të atashuar në vendin tonë, si dhe drejtuesi i ICITAP, drejtuesi i PAMECA IV, si dhe Shefi i Departamentit të Sigurisë OSCE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY