Lulzim Basha zyrtarizon: Grida Duma kandidatura e opozitës për bashkinë e Durrësit

Lulzim Basha zyrtarizon: Grida Duma kandidatura e opozitës për bashkinë e Durrësit

178
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zyrtarizuar kandidaturën e Grida Dumës, për zgjedhjet lokale në këtë bashki, në 21 qershor 2015. Prezent në Durrës, përkrah edhe kandidates Grida Duma, Lulzim Basha ka vlerësuar figurën e kësaj kandidate, ndërsa ka shprehur sigurinë në fitore.
“Është një ditë e bukur për qytetin e Durrësit, për qytetarinë e Durrësit, kësaj qendre të vjetër, krenarisë tonë kombëtare, dhe gjithë bashkisë së re të Durrësit. Është një ditë e bukur për demokratët, mbështetësit e tyre dhe aleatët tanë. Sot është dita kur shpallim kandidaturën tonë, kandidaturën e qytetarëve për një Durrës qytetar, europian dhe modern. Me demokratët këtu në Durrës dhe anembanë Shqipërisë kemi premtuar një ofertë të re, një ofertë të re sepse koha nuk pret më, sepse njerëzit duan ndryshim, të djathtë dhe të majtë, sepse në Durrës e anembanë Shqipërisë janë të pakënaqur me situatën. Ndryshimi vjen përmes ofertës së re. Oferta e re vjen përmes bashkimit të kontributeve më të mira, identifikimit të vlerave më të mira, reputacionit më të mirë të bijve dhe bijave më të mira të Durrësit dhe shtrirjes së kësaj oferte si një zgjidhje, si një mundësi për të shpëtuar Durrësin. Për të shpëtuar Durrësin nga dara e mjerimit, e arrogancës, e shtypjes, e pamundësisë, e papunësisë, e eksodit, e mashtrimit që ka ardhur si e vetmja ofertë e Edi Ramës dhe Ilir Metës dhe përfaqësuesit të tyre betonist këtu në Durrës. Oferta jonë e re ka pasur disa personalitete dhe disa fytyra mbi të cilat është bazuar, njëri më dinjitoz se tjetri. Por zgjedhja e Partisë Demokratike dhe aleatëve tanë pa asnjë rezervë shkon tek një bijë Durrësi, tek një vajzë Durrësi, tek një nënë Durrësi, tek një fytyrë emblematike e nisjes së re të demokratëve, te një intelektuale e kalibrit europian, te një akademike e shkëlqyer, studiuese, politikane e dashur dhe e admiruar nga të gjithë shqiptarët, administratore e sprovuar, bija juaj, kandidatja juaj dhe kryetarja e ardhshme e bashkisë së Durrësit, Grida Duma”, u shpreh Basha.
Kryetari i PD-së, vlerësoi edhe kandidaturën e përfolur të PR-së, Agron Duka, ndërsa konfirmoi marrëveshjen, bashkëpunimin dhe mbështetjen reciproke.
“Siç e dini në garën për Durrësin, përveç figurave dinjitoze të PD, pati edhe një kandidaturë dinjitoze të aleatit tone, Partisë Republikane, dhe kjo figurë dinjitoze është Agron Duka. Duke vlerësuar maksimalisht dhe me pozitivitet ofrimin e figurës së tij, duke vlerësuar po kështu bashkimin pa rezerva e të fuqishëm të Partisë Republikane dhe të Agron Dukës në mbështetje të kandidaturës së Grida Dumës si një garanci shtesë për një fitore të thellë në bashkinë e Durrësit, dua të siguroj të gjithë mbështetësit tanë se gara që na pret nuk ka për qëllim fitoren e PD, nuk ka për qëllim fitoren e opozitës, por ka për qëllim fitoren e çdo qytetari të bashkisë së re të Durrësit, mirëqenien e çdo qytetari të bashkisë së re të Durrësit; ka për qëllim shpëtimin e Durrësit nga dara e mjerimit, ka për qëllim shpresën që lind dhe do të lindë nga Durrësi me Grida Dumën dhe me ju të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij qyteti”, tha më tej kreu i PD-së.
Vetë kandidatja Grida Duma, u shpreh e sigurt në fitore, ndërsa i shprehu mirënjohjen PD-së për përzgjedhjen e saj si kandidate për këtë bashki.
“Po kthehem te qyteti im i lindjes. Po kthehem sepse Durrësi meriton ti kthehet qytetaria. I kanë gjykuar durrsakët si të frikshëm në votime dhe në zgjedhje, sepse penalizojnë fort me heshtje në mënyrën më qytetare, atëherë kur nuk ka vlera. Unë jam e bindur që sot ne do të fillojmë një etapë tjetër për Durrësin, për ata qytetarë që e ndiejnë gjithnjë në gjak, por edhe për ata qindra mijë që kur kanë ardhur këtu e kanë parë si shpresë. Do kthejmë shpresën e metropolit të dytë të Shqipërisë. Do kthejmë fitoren që e meriton Durrësi, duke i kthyer mirënjohjen Partisë demokratike që ma dha shansin për të kërkuar besimin tuaj dhe e di që do ta kem”, u shpreh Duma.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY