Dosja “Frroku”, BE: Presim proces të shpejtë dhe të pandikuar, dekriminalizimi i...

Dosja “Frroku”, BE: Presim proces të shpejtë dhe të pandikuar, dekriminalizimi i lidhur me një shtet të fortë

43
0
Shares

Proces të shpejtë dhe pa pengesa për çështjen e deputetit Mark Frroku.
Kërkesa vjen nga Bashkimi Europian, përmes zëdhënëses së përfaqësuesve të lartë në KE, Maja Koçijançiç.
“I kemi ndjekur zhvillimet e fundit mbi Mark Frrokun. Gjykata dhe Prokuroria të hedhin dritë mbi çështjen. Presim që hetimet të bëhen të plota dhe pa ndikim ndaj Prokurorisë. Institucionet ligj-zbatuese të përmbushin përgjegjësitë, të plotësojnë atë që pritet prej tyre. I japim prioritet zbatimit të ligjit pa kompromise”, deklaroi.
Duke u ndaluar në procesin e dekriminalizimit, Koçijançiç nënvizoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së dhjetorit mes palëve politike.
“Dekriminalizimi është i lidhur me një shtet të fortë”, u shpreh Koçijançiç.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY