Ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj flasin pa leje në Parlament, irritohet...

Ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj flasin pa leje në Parlament, irritohet Erion Braçe

94
0
Shares

Erion Braçe, deputeti i PS-së, njëherazi kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij, ndaj ministrave socialistë Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj, sot, në seancën plenare të Kuvendit. Ndërsa diskutohej amendamenti i opozitës, për uljen e TVSH-së së energjisë në nivelin e 6 për qindëshit, dy ministrat, Gjiknuri dhe Ahmetaj, morën fjalën pa radhë, duke irrituar edhe Erion Braçen.
“Është bërë zakon, që deputetë e ministra, marrin fjalën pa radhë, flasin nga 20 apo 30 minuta dhe kërcasin e ikin nga salla e Kuvendit”, reagoi Braçe, duke i tërhequr vëmendjen drejtuesit të seancës, nënkryetarit Edmond Spaho.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY