Kryeministri Rama: Teklnologjia e re, problem janë mësuesit, jo nxënësit

Kryeministri Rama: Teklnologjia e re, problem janë mësuesit, jo nxënësit

84
0
Shares

Problem janë mësuesit, jo nxënësit për përqafimin e teknologjisë së re dhe dixhitalizimit.
Kështu është shprehur kryeministr Edi Rama, gjatë ceremonisë për prezantimin e projekti të dixhitalizimit të shkollave.
“Sigurisht që nuk është e lehtë dhe këtu ka një problema kryesor që për herë të parë nuk janë nxënësit halli por janë mësuesit, se ata e kanë më të lehtë ta thithin botën e teknologjisë së re dhe trajnimi i tyre në këtë proces është një sfidë e madhe. Është për të ardhur keq që investime në teknologji janë bërë por kanë rezultuar me impakt negativ për shkak se nuk janë shoqëruar me trajnime dhe aftësimin e atyre që do t’i përdorin këto mjete në funksion të dijes”, u shpreh Rama. Për kryeministrin Edi Rama, “trajnimi i mësuesve mbetet një sfidë”.
Ndërkohë ai ka premtuar se në 3 vjet dxhitalizimi, teknologjia e re, do të mbërrijë në çdo gjimnaz.
Ndërkohë, mësohet se 60 gjimnaze në të gjithë vendin do të jenë të parët që në këtë vit të ri shkollor 2015-2015 do të zhvillojnë mësimin përmes tabletave, ndërsa brenda tre viteve projekti i dixhitalizimit do të jetë shtrirë në të gjitha shkollat e sistemit parauniversitar.
Projekti u prezantua këtë të martë nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, e cila tha se nga shtatro mbi 46 mijë nxënës dhe rreth 2 mijë mësues do të ndërveprojnë në 5 kurrikula lëndë dixhitale.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY